Pendarovski: T’i mbrojmë mediat nga ndikimi politik


Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Mediave thotë se gazetaria hulumtuese dhe avancimi i transparencës kanë ndikim pozitiv në demokracitë dhe në zhvillimin e qëndrueshëm.
Pa media të lira, sipas Pendarovskit, nuk ka informacione objektive dhe të kontrolluara, veçanërisht gjatë pandemisë aktuale Covid-19.

“Tema e këtij viti e Ditës botërore të lirisë së mediave “Informacionet si një e mirë publike” është thirrje për afirmimin e rëndësisë për kujdesin e informacioneve si një e mirë publike. T’i mbështesim dhe t’i mbrojmë të drejtat dhe liritë e mediave nga presioni dhe ndikimi politik.
Institucionet janë të detyruara të krijojnë një atmosferë demokratike për realizimin e gazetarisë profesionale. Kjo është e domosdoshme që të kemi etikë mediatike dhe opinion të informuar publik”, shkroi Pendarovski në profilin e tij në Facebook.