Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski fjalimin e tij vjetor tradicional para deputetëve në Kuvend, e filloi duke kërkuar një minutë heshtje në nder të viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari, në zjarrin në spitalin modular në Tetovë si dhe ata që kanë humbur jetën si pasojë e pandemisë.
“Seria e tragjedive të tmerrshme personale dhe traumave personale të kombit duhet përfundimisht ta zgjojnë vetëdijen e shoqërisë së Maqedonisë dhe përgjegjësinë e institucioneve kompetente, sepse nuk ka asgjë më të vlefshme se jeta e njeriut dhe asgjë më të padrejtë nëse humbja e asaj jete është për shkak të faktorit njeri, lëshimeve të sistemit apo shkeljes së rregullave”, tha ai.Me drejtësi joselektive do të tejkalohet zhgënjimi i qytetarëve
Pendarovski e ka vlerësuar si tejet shqetësuese faktin që qytetarët nuk kanë besim në institucionet dhe kjo sipas tij, është shkaktuar pasi raste të caktuar nuk kanë pasur epilog gjyqësor. Ai porositi që ligjet që i sjellin, nuk guxojnë t’i privilegjojmë ata që nuk e respektojnë rendin kundrejt atyre që e respektojnë.
“Veçanërisht zhgënjen ajo që të gjitha hulumtimet relevante të opinionit publik, e ndjesinë e rritur në mesin e qytetarëve se, në shtet mbizotëron kultura e mosndëshkimit. Mënyra e vetme për të kthyer besimin te institucionet është që të kemi epilog të drejtë në çdo rast ku ka dyshime për kryerje të veprave penale. Tragjedia e madhe ku humbën jetën 45 persona, është vetëm rasti i fundit i një sërë rastesh të këtilla. Nëse ky rast, si disa raste paraprake, nuk ka epilog gjyqësor në afat të arsyeshëm mosbesimi i qytetarëve vetëm do të rritet. Shoqëri me tendenca të atilla, është fryt i tokës për paraqitjen e liderëve autoritarë dhe populist, të cilët në vend të procesit cilësor, premtojnë “drejtësi të shpejtë dhe efikase”, theksoi Pendarovski. Me drejtësi joselektive, sipas tij, do të tejkalohet apatia shoqërore dhe zhgënjimi posaçërisht mes të rinjve të cilët nuk besojnë se në këtë shtet mund të ketë drejtësi. Shumë hulumtime, theksoi ai, vërtetojnë se emigrimi i bashkëqytetarëve tanë në masë të madhe nuk është i shkaktuar vetëm për arsye ekzistenciale, por edhe për cilësi të jetës.
“Me fjalë të tjera, njerëzit ikin në ato vende nuk ka drejtësi, aty ku edhe më të pasurit dhe më të fuqishmit përgjigjen për shkelje të ligjeve, njëjtë sikurse edhe njerëzit që shtyhen në margjinat e jetës”, tha Pendarovski.Shteti duhet të fokusohet në zbatimin e reformave kyçe.Sipas tij, reformat në sundimin e së drejtës duhet të jenë shumë më shumë se prioritet për shtetin dhe kjo duhet të vazhdojë edhe gjatë viteve në vijim. Ai tha se, vendi nuk duhet të jetë i obsesionuar se kur do të fillojnë negociatat për anëtarësim, por të fokusohet në reformat kyçe.
“Pasi rruga jonë drejt BE-së u bllokua padrejtësisht, të gjithë ne, i gjithë kombi, politikanët edhe në pushtet edhe në opozitë, në dy vitet e fundit, përpos të zhgënjyer, u bëmë edhe të obsesionuar rreth asaj se kur në Bruksel do të jepet drita jeshile për fillim të negociatave. Opinioni është dëshmitar se unë jam një ndër ata të cilët në dekadat e fundit ka qenë konzistent në qëndrimin se Unioni është opsioni më i mirë për ne dhe sinqerisht, mezi pres ditën kur do t’i hapim negociatat dhe edhe më shumë ditën kur do t’i mbyllim negociatat për anëtarësim. Megjithatë, në kontekstin aktual, kur i dimë linjat tona të kuqe dhe i mbrojmë publikisht, nuk duhet të jemi të preokupuar me atë se sa kohët do t’u duhet të tjerëve të përballen me të vërtetën për ne. Në vend të kësaj, duhet të fokusohemi të jemi të obsesionuar me reformat kyçe në shtëpi prej të cilave varet cilësia e jetës së qytetarëve tanë”, porositi Pendarovski.
Presidenti vlerëson se në zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë me qëllim zhbllokimi i procesit të negociatave për anëtarësim të vendit në BE nuk duhet të shpejtohet, sepse, siç tha ai, kur jeni të përballur me sfidë të kalibrit të atillë shpejtimi nuk është çdoherë aleati më i mirë.
“Fqinji ynë lindor vitin e fundit ka pasur seri të zgjedhjeve dhe pavarësisht emocioneve që i ka provokuar ambienti zgjedhor, ajo që shqetëson është se dëgjuam edhe retorikë që i tejkalon të gjitha pretendimet tona me historinë, gjuhën dhe identitetin tonë. Njëra ndër to është se zbatojmë debullgarizim sistematik që është akuzë serioze që kuptohet nuk ka asgjë të përbashkët me realitetin”, tha ai.
Në fund të fjalimit të tij, Pendarovski komentoi edhe dorëheqjen e kryeministrit Zaev, duke thënë se, në 10 vitet e fundit kanë zhvilluar së bashku beteje në lëvizjen e gjerë politike për të drejtat dhe liritë e njerëzve.
“Pavarësisht qëndrimeve individuale të qytetarëve për politikat e kryeministrit në ikje, opinioni i ka të njohur disa mospajtime edhe mes nesh për disa çështje, ai është akt i pakontestueshëm që duhet të përshëndetet sepse nuk ndodh shpesh në demokracitë e reja. Është fakt se ai tërhiqet kur partia e tij është në pushtet, ndërsa ajo është diametralisht situatë e kundërt e vitit 2017-të, kur nuk kemi mundur të realizojmë tranzicion të qetë të pushtetit me shumë të formuar parlamentare, që në mënyrë të drejtpërdrejtë i provokoi ngjarjet e 27 prillit, turpi më i madh i demokracisë së Maqedonisë në histori”, theksoi Pendarovski.