Pendarovski: “Ta mbajmë politikën sa më larg armatës”


Ajo që është shumë me rëndësi dhe që duhet të gjithë së bashku ta bëjmë, çdo ditë, gjatë gjithë jetës së punës është që ta mbajmë politikën sa më larg që mundet nga armata. Ju duhet t’i shërbeni shtetit, pavarësisht garniturës politike në pushtet dhe pavarësisht bindjeve tuaja personale dhe politike. Për shkak se ky është fundamenti i çdo armate profesionale, politika duhet të jetë jashtë ushtrisë, porositi komandanti suprem dhe presidenti Stevo Pendarovski në ceremoninë solemne për promovimin e oficerëve të rinj – nëntogerë nga klasa e 21-të dhe betimi i klasës së 25-të të kadetëve të Akademisë ushtarake “Gjeneral Mihajllo Apostollski”.

Pendarovski theksoi se kjo është një ditë e madhe për të gjithë ata që janë promovuar në nëntogerë. potencoi se grada oficer do të thotë nder, dinjitet dhe përgjegjësi ndaj Armatës dhe ndaj Atdheut.

“Nga ju presim të futni energji të re, ditori dhe mjeshtëri të reja në strukturat e Armatës dhe gjithë atë që e keni mësuar në katër vitet e kaluara ta transmetoni në komandant dhe njësitet me çka do të kontribuoni për përforcimin e gatishmërisë luftarake dhe moralin e Armatës”, tha Pendarovski.

Në solemnitet morën pjesë ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral nënkoloneli Vasko Gjurqinovski dhe të ftuar të tjerë eminentë nga Ministria dhe Armata.