Pendarovski: Srebrenica, kujtim i një virusi të rrez*ikshëm të intolerancës ndaj të ndryshmëve

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në një video-mesazh në përkujtimin e sotëm me rastin e 25-vjetorit të gjen*ocidit të Srebrenicës tha se ngjarjet e korrikut të vitit 1995 janë një kujtim i një vi*rusi të rrez*ikshëm të intolerancës ndaj të ndryshmëve.

“Përpara 25 vitesh ndodhi gjen*ocidi në Srebrenicë, kur më shumë se 8.000 njerëz, kryesisht burra dhe djem, u vr*anë sistematikisht vetëm sepse ata ishin boshnjakë. Kjo është pa dyshim një nga ngjarjet më të errëta në historinë moderne evropiane për të cilën nuk ka asnjë arsyetim racional. Disa nga kri*minelët tashmë janë përballur me drejtësinë përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Disa nga të mbijetuarit mblodhën guximin për të parë në sytë e ekze*kutuesve të tyre dhe për të falur ata që u penduan për kr*imet e tyre. Por, shumë njerëz akoma jetojnë me tra*uma të tme*rrshme, duke shtuar këtu edhe mohimin dhe relativizimin e së vërtetës për kri*met”, tha Pendarovski dhe vazhdoi:

“Qendra memoriale dhe nënat e Srebrenicës me mesazh të qartë na ballafaqojnë me të kaluarën kolektive dhe ndërgjegjen e gjeneratës sonë. Ata nuk nxisin urr*ejtje dhe as kërkojnë ha*kmarrje, sepse kjo thellon padrejtësinë. Ata kërkojnë të vërtetën dhe drejtësinë vetëm si parakusht për paqen”.

Pendarosvki theksoi se historia, jo vetëm në Ballkan na mëson se idetë rreth territoreve të pastra etnike gjithmonë çojnë në tra*gjedi dhe se luf*tërat e fundit ballkanike kanë treguar se gjen*ocidi mund të përsëritet edhe pas hol*okaustit.

“Nëse një gjeneratë nuk flet, gjenerata tjetër do të harrojë, gjë që krijon tokë pjellore për konf*likte të reja. Përveç kujtimeve alternativat bëhen përmes edukimit që promovon solidaritetin dhe dhe*mbshurinë për të tjerët. Duke respektuar dinjitetin e lindur të secilit person, uniteti i diversitetit mbrohet nga mekanizmat që luf*tojnë padrejtësinë sistemike. 25-vjetori i gjen*ocidit të Srebrenicës vjen në një kohë të pandemisë së COVID-19, e cila po vr*et mijëra njerëz në të gjithë botën çdo ditë”, tha Pendarovski duke shtuar se:

“Srebrenica është një kujtim i një virusi të rre*zikshëm të intolerance ndaj të ndryshmëve. Të ndërtojmë shoqëri në të cilat do të ketë vende për secilin nga ne, të ndërtojmë një shtëpi ku ne mund të pranojmë njëri-tjetrin pavarësisht nga dallimet tona, sepse ne të gjithë jemi qenie njerëzore”.

Kujtojmë se më shumë se 8.000 meshkuj muslimanë boshnjakë u vr*anë pasi forcat serbe sul*muan “zonën e sigurt” të Srebrenicës në korrik të vitit 1995, pavarësisht pranisë së trupave holandeze të ngarkuara për të vepruar si paqeruajtës ndërkombëtarë.

https://www.facebook.com/SPendarovski/videos/326594145172014