Pendarovski sot pasdite do të deklarojë nëse do të vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme


Presidenti i vendit, Stevo Pendarovskit sot në mesditë do të mbajë fjalim ku do të bëj të ditur qëndrimet në lidhje me gjendjen e jashtëzakonshme, thirrjen për një takim liderësh si dhe mbajtja e zgjedhjeve.

Shefi i shtetit pritet të njoftojë edhe për takimin e ri të liderëve dhe nëse do të ketë mbledhje të Këshillit për Siguri që duhet të jap informacione për gjendjen e jashtëzakonshme.

Pendarovski, shpalljen 14 ditore të gjendjes së jashtëzakonshme për të katërtën herë e shpalli më 30 maj ndërsa afati skadon nesër.