Pendarovski solli vendim për regjistrimin! Pas 19 viteve, në prill më në fund do të numërohemi

Pasi mbaroi konsultimet me ekspertët juridik, shefi i shtetit, Stevo Pendarovski, vendosi firmën e tij në Ligjin për regjistrimin e popullsisë.
“Presidenti Pendarovski pret që procesi i zbatimit të regjistrimit të mos politizohet, ndërsa të dhënat e marra të jenë në favor të zhvillimit të përgjithshëm me çka do të mundësohet formulimi i strategjive afatgjate në sferat vitale të shtetit”, thonë nga Kabineti i Presidentit të Maqedonisë së Veriut.

Pas sjelljes së Ligjit nga Kuvendi, ky kishte filtri i fundit me çka konfirmohet se pas 19 viteve, në muajin prill më në fund do të numërohemi.
VMRO-DPMNE vlerëson se operacioni më i madh statistikor është marrëveshje politike. Thonë se janë për regjistrim të popullsisë por në mënyrë elektronike.
“Pushteti solli ligj për regjistrim i cili do të krijojë mosbesim në shoqëri dhe i nxiti dëshirat politike dhe ankandet. Gjithnjë e më të zëshme janë reagimet në shoqëri se operacioni i regjistrimit do të jetë pasqyrë e marrëveshjes politike në vend të operacionit të zbatuar statistikor”, potencoi Ivanka Vasilevska nga VMRO-DPMNE.

LSDM dërgoi reagim për paralajmërimin e DPMNE-së për mbledhjen e nënshkrimeve për Propozim ligj të ri me të cilin do të kërkohet shfuqizimi i Ligjit për regjistrim të popullsisë.
“Sjellja destruktive e VMRO-DPMNE-së në lidhje me mbledhjen e nënshkrimeve dhe thirrjen ndaj qytetarëve që ta bojkotojnë regjistrimin është sjellje kundër shtetit. VMRO-DPMNE-ja i manipulon qytetarët dhe i nxit që të mos i respektojnë ligjet edhe pse dinë se për qytetarët që nuk duan të regjistrohen pasojnë gjoba”, theksojnë nga LSDM.

Deputeti i BDI, Izet Mexhiti, tha se bëhet fjalë për operacion statistikorë dhe se shqiptarët sigurisht do të jenë mbi 25%.
“Sipas të gjithë indikatorëve shqiptarët do të jenë mbi 25%, edhe sipas numrit të nxënësve, sipas natalitetit dhe sipas shumë faktorëve të tjerë. Të gjithë ata indikatorët tregojnë se shqiptarët janë më shumë se sa ishin në regjistrimin e fundit, kështu që nuk nevojiten dilema të këtilla”, deklaroi Izet Mexhiti nga BDI.

Sipas ligjit të miratuar, regjistrimi i popullsisë do të bëhet nga 1 deri më 21 prill të këtij viti.
Përndryshe RMV dhe Hungaria janë shtetet e vetme evropiane të cilat 10 vjet janë pa regjistrim të popullsisë. Regjistrimi i fundit është bërë në vitin 2002, pas konfliktit luftarak. Plan për zbatim të regjistrimit kishte para 9 viteve nga qeveria e atëhershme e DPMNE dhe BDI, por atëherë u paraqitën disa mos pajtueshmëri për mënyrën se si duhet të zbatohet, kishte edhe dorëheqje nga Komisioni shtetëror për regjistrim, me çka kjo përpjekje pësoi mossukses. Andaj, më vonë, PPS hapi hetim kundër Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit, por pas më pak se 3 viteve procedurë hetimore, nga prokuroria kumtuan se hetimi nuk ka pasur sukses sepse nuk ka pasur mjaftueshëm prova kundër dy liderëve.