Pendarovski: Shanset për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë janë minimale

Shanset që të arrihet zgjidhje me Bullgarinë janë minimale, por ekzistojnë. Kështu vlerëson presidenti, Stevo Pendarovski në një intervistën për DW. Ai thekson se bëhet fjalë për tentim që çështjet e identitetit të vihen në tavolinën e negociatave, ndërsa për këtë askush në botë as nuk ka negociuar, as nuk do të negociojë.

Pendarovski thotë se deklarata e Kuvendit bullgar dhe memorandumi i dërguar BE-së, kanë dalë jashtë kornizave të marrëveshjes dhe siç thekson ai këtu nuk kemi hapësirë për manovrime, sepse kërkesat kanë të bëjnë me çështje për të cilat nuk negociohen. I pyetur nëse mundemi të shpresojmë në zgjidhje, Pendarovski tha se ajo nuk varet nga zgjidhja eventuale e kontestit aktuale.

“Nëse nuk niseni me mirëbesim gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, çdoherë mund të trilloni arsye për të mos e respektuar, ndërsa kompleksiteti i procesit të integrimeve evropiane jep mundësi të mjaftueshme procedurale për obstruksione të tilla”, deklaroi Stevo Pendarovski, president i RMV-së.