Pendarovski: “Rusia po keqpërdor pro*testën legjitime të qytetarëve kundër propozimit francez”

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski tha ekskluzivisht për emisionin “Click Plus” në TV21, se Federata Ruse po keqpërdor faktin se qytetarët po pr*otestojnë në mënyrë legjitime kundër propozimit francez. Sipas tij, situata e sigurisë në Maqedoni sa vjen e po përkeqësohet.

“Ajo që di dhe marr nga autoritetet e sigurisë është se ka elementë që na vijnë nga rajoni… Maqedonia aktualisht është nën sulme hibride të intensifikuara të ngjashme me nivelin që kishim në vitin 2018”, tha Pendarovski. Ai shton se nuk ka të bëjë fare me pro*testuesit.
“Palët e treta, konkretisht Federata Ruse, po keqpërdorin faktin se qytetarët po pr*otestojnë në mënyrë legjitime kundër propozimit francez”, theksoi Pendarovski.