Pendarovski: Qeveria do të duhet të mendojë shpejtë nëse në Kumanovë do ta zbatojë modelin e Dibrës

Qeveria, në 24 ose 48 orët e ardhshme do të duhet të mendojë nëse në Kumanovë do të zbatojë komplet ose disa pjesë të modelit për mbylljen e komunës Dibër dhe Qendër Zhupë me qëllim që të pengohet përhapja më e madhe e virusit, deklaroi sot presidenti Stevo Pendarovski pas përfundimit të Këshillit për siguri.

duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve se cili është qëndrimi i tij për Kumanovës, presidenti Pendarovski tha se situata atje është e keqe dhe trendet janë negative.

“Njëra prej vështirësive më të mëdha është fakti që ka numër të konsiderueshëm të punonjësve të infektuar shëndetësorë në spitalin kryesor. Kjo është puna e Qeverisë. Duke iu përmbajtur rekomandimeve të epidemiologëve dhe rekomandimeve të të gjitha organeve tjera kompetente, mendoj se do të duhet shumë shpejtë në 24 ose 48 orët të mendohet nëse tërësisht ose disa pjesë të modelit të zbatohen gjatë mbylljes së komunave Dibër dhe Qendër Zhupë nuk do të duhej të zbatohen edhe në Kumanovë me qëllim që të pengohet përhapja e madhe e virusit”, deklaroi Pendarovski.

Theksoi se në Kumanovë ka diku rreth 110 mijë njerëz dhe është qytet që është shumë i lidhur me kryeqytetin dhe kufirin në veri.

Për atë nëse ka informacione me kë kanë pasur kontakt kryeministri Oliver Spaspvski, zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe ministri Venko Filipçe pas takimit me kryetarin Maksim Dimitrievski dhe anëtarët e shtabit të krizës në Kumanovë, Pendarovski tha se është dëgjuar me të tretë para fillimit të seancës së sotme dhe nuk e kanë infromuar asgjë tjetër, përveç se do të duhet të jenë në vetizolim.

“Puna është e komisioneve kompetente dhe autoriteteve shëndetësore që të detektojnë me kë kanë komunikuar ata ditëve të fundit dhe ku eventualisht mund të bartet ai virus”, deklaroi Pendarovski.