Pendarovski: “Personat të cilët bëjnë ndonjë të mirë pa kompensim, janë frymëzim”


Individët që bëjnë diçka të mirë, pa asnjë kompensim, gjithmonë na frymëzojnë më së shumti në jetë. I vullnetshëm, i sinqertë, i përkushtuar dhe i ndershëm, i motivuar vetëm nga dëshira për të ndihmuar dikë në nevojë, për të ofruar rehati, për t’i shërbyer njerëzve dhe komunitetit të cilit i përkasin, është mesazhi i presidentit Stevo Pendarovski, me rastin e 5 Dhjetorit – Dita Botërore e Vullnetarizmit.

Në një video-mesazh, Pendarovski theksoi se kur miliona njerëz janë në një garë të vazhdueshme për pasuri materiale dhe pushtet çdo ditë, pa i parë ata që vuajnë, misioni i vullnetarëve është një dukuri e rrallë në botë.

Presidenti falënderoi vullnetarët për përpjekjet dhe ndihmën e tyre për të kontribuar në të mirën e përbashkët.

“Më lejoni që në emër të të gjithë qytetarëve tanë të shpreh mirënjohjen dhe respektin për sakrificën tuaj, përgjegjësinë dhe angazhimin tuaj”, tha ai në video-mesazhin.

Presidenti i inkurajoi ata të qëndrojnë të angazhuar dhe të veprojnë aty ku është më e nevojshme dhe përmes shembullit personal.