Pendarovski përshëndet arritjen e marrëveshjes: Zgjedhjet të jenë fer dhe demokratike

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes liderëve të partive politike, që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen më 15 korrik këtë vit.

“Presidenti gjithashtu pret që zgjedhjet të jenë fer dhe demokratike, siç i ka hije një vendi anëtare e NATO-s dhe vend i cili fillon bisedimet me BE-në. Arritja e konsensusit për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare është edhe një tregues se në çdo shoqëri të pjekur demokratike është i nevojshëm dialogu politik nga i cili miratohen vendime të përbashkëta në interes të qytetarëve të vendit tonë”, thonë nga Kabineti i presidentit Pendarvovski.