Pendarovski: Partitë ishin afër marrëveshjes për datë të zgjedhjeve, por në dy ditët e fundit është ndërprerë komunikimi

Presidenti Stevo Pendarovski deklaroi sot se, sipas informacioneve të tij, përpara se të ndodhin trendet e reja të ndërlidhura me pandeminë, partitë politike ishin afër marrëveshjes për datë të zgjedhjeve, por për shkak të zhvillimit të situatës dhe rritjes së numrit të të sëmurëve dhe të vdekurve, bisedimet janë ndërprenë.

“Liderët politikë kanë një kanal komunikimi mes tyre, ata e thonë këtë publikisht dhe është fakt që edhe unë gjithashtu kam një kanal komunikimi dhe praktikisht komunikim të përditshëm me secilin prej tyre. Me sa di unë, deri para disa ditësh, të paktën deri në shfaqjen e kësaj situate të re për sa i përket trendeve të ndërlidhura me pandeminë, disa nga ato kryesore, për të mos ofenduar liderët e tjerë politikë, kryesorët në pushtet dhe opozitë ishin mjaft afër datës. Nëse do të më lejohej të spekuloja pa përmendur emrat dhe datat, ato ishin brenda prej 10-15 ditëve, mbase edhe më afër, sipas deklaratave të tyre të caktuara, sepse në shkëmbimin e tyre të opinioneve në komunikim përmendet edhe një ditë jopune si mundësi për të votuar, jo vetëm e diela, siç ka qenë deri më tani, sepse kjo është e mundur me ndryshimin e ligjit dhe me dekret me fuqi ligjore mund të votohet dhe të mërkurën le të themi”, tha Pendarovski duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske pas seancës së Këshillit të sigurisë.

Sidoqoftë, theksoi Pendarovski, ajo që unë e di është se në dy ditët e fundit ato komunikime janë ndërprerë, supozoj për shkak të zhvillimit të ri të situatës.

“Unë kam thënë tashmë dhe dua të theksoj edhe një herë që shteti nuk mund të jetë në gjendje të jashtëzakonshme përgjithmonë që disi të funksionojë. Do të duhet të kemi institucione politike. Varet nga ata, të vendosin kur mendojnë se është më mirë të kemi një datë për zgjedhjet, por fakt është se korona do të zgjasë, fakt është se vaksinë as nuk është paralajmëruar se mund të ketë. Shumë vende të botës spekulojnë se është e mundur që nuk do të kemi një vaksinë deri në vitin 2021 dhe do të riorganizohemi në përputhje me ato vlerësime, përfshirë edhe proceset politike, të cilat do të duhet të çojnë në institucione politike kredibile dhe legjitime”, tha Pendarovski.

Ne nuk mundemi, tha ai, të themi që në shtator, në korrik, në gusht do të jetë dukshëm ndryshe sepse shteti duhet, si të gjitha vendet e botës, të jetë hapet.