Pendarovski: Pandemia ndryshoi edhe procesin arsimor

Në gjithë vendin sot ka filluar edhe Viti akademik 2020/2021. Prezent në orën e par bashkë me studentët ishte edhe presidenti i vendit Stevo Pendarovski i cili mes tjerash theksoi se Universitet Shën Qirili dhe Metodi është qendra më e vjetër akademike në vend dhe se me decenie nga ky tempull arsimor kanë dal gjenerata e gjenerata që me njohurit dhe dijen janë konkurrent në tregun e punës brenda dhe jashtë vendit.

“Në Fakultetin Juridik në të cilin edhe vet kisha fatin që të arsimohem dalin juristë, gjykatës, politikolog, gazetar dhe politikanë të cilët kanë pasur, kanë dhe do të kenë rol kyç në procesin e transformimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në një vend demokratik, dhe prosperues.

Gjatë këtij viti arritëm që të bëhemi anëtare e NATO-s, ndërsa së shpejti edhe formalisht do të hyjmë një transformim të madh që të bëhemi pjesë edhe e Bashkimit Evropian. Kështu që gjithë dijen dhe arsimin që merrni këtu, bashkë me entuziazmin dhe energjinë tuaj janë absolutisht të domosdoshme për ne”, tha Stevo Pendarovski, president i shtetit.