Pendarovski: Pamjet në Afganistan nuk ishin të mundura derisa forcat tona ishin atje

Presidenti dhe komandanti i forcave të armatosura në vend Stevo Pendarovski, sot ka marrë pjesë dhe ka mbajtur fjalim në ngjarjen solemne me rastin e 18 gushtit – Ditës së Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Presidenti Pendarovski i dha Urdhrin për merita ushtarake Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për profesionalizmin dhe angazhimin e anëtarëve të saj, pjesëmarrësve në Forcën Ndërkombëtare të Ndihmës së Sigurisë (ISAF) dhe Misionin Mbështetës të vendosur në Afganistan.

“Pamjet e tmerrshme që vijnë nga ai vend ditët e fundit nuk ishin të mundshme, derisa trupat tona, së bashku me 130,000 paqeruajtës nga 50 vende të botës, ishin atje. Kjo është arsyeja pse unë vendosa të shpërblej me Urdhrin e Meritës për të gjithë anëtarët e Ushtrisë që kanë qenë në misione në Afganistan gjatë dy dekadave të fundit. Ushtarët tanë e merituan atë”, tha Pendarovski.
Ai gjithashtu iu referua fillimeve kur trupat e RMV-së filluan të përfshiheshin në këto misione ndërkombëtare.

“Në 2002, ne morëm vendim të vështirë për të dërguar trupat tanë në Afganistan, bazuar në Rezolutën 1386 të Këshillit të Sigurimit të OKB -së. Edhe pse sapo kishim dalë nga konflikti i brendshëm, Asambleja në Gusht 2002 me konsensus të plotë të të gjitha subjekteve politike, pa vota kundër mori vendimin e parë për pjesëmarrjen tonë në misionin ndërkombëtar ISAF”, tha Pendarovski.

Pendarovski gjithashtu i dha Kartën e Republikës së Maqedonisë së Veriut nënkolonelit Egil Daltweit, anëtar i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Norvegjisë, Qendrës për Gjuhë të Huaja të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Batalionit të Artilerisë pranë Ushtrisë.