Pendarovski: Nuk mund ta paramendojë të kemi 96 orë karantinë, duhet pasur strategji tjetër

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski u pyet edhe në lidhje me masat restriktive të cilat dje i paralajmëroi se mund të rikthehen ministri i shëndetësisë, Venko FIlipçe.

Pendarovskit tha se sot në takim nuk është ftuar ministri i Shëndetësisë, Venko FIlipçe, ndërsa u shpreh se personalisht nuk mund ta paramendoj se mund të kthehet ora policore ose karantina siç ishte para disa muajve dhe se këtë nuk mund ta përballoj ekonomia e as shëndeti mendor i qytetarëve. Sipas tij duhet pasur plan se si të shmangen këto vendime të dhimbshme për tërë shtetin.

“Qëndrimi imë është se shumë pak shtete hyjnë në restrikcione të rrepta si tre apo katër muaj më parë. Nuk mund ta paramendoj se mund të kemi 96 orë policore. Nëse vjen duhet pasur strategji tjetër ngase ekonomitë nuk mund ta përballojnë, po as në aspektin mendor. Ajo që e kemi kaluar duhet t’i kalojë të kaluarës”, tha Pendarovski./SHENJA