Udhëheqësia e shtetit, e kryesuar nga Presidenti Stevo Pendarovski si Komandant Suprem i Armatës, pastaj ministrat dhe deputetët, si dhe trupat diplomatikë në vend, dje në poligonin Krivolak, në Ditën e mysafirëve të lartë në stërvitjen ushtarake “Goditja vendimtare” u prezantuan operacionet dhe aktivitetet su*lmuese të këmbësorisë dhe njësive speciale të ushtrive të Maqedonisë së Veriut, SHBA-së, Greqisë dhe Bullgarisë, me mbështetjen e helikopterëve WING dhe avionëve lu*ftarakë F-16 nga Forcat e Ar*matosura greke.
Presidenti Pendarovski porositi se me stërvitjen vendi edhe një herë provon gatishmërinë dhe ndërveprimin e tij me NATO-n dhe konfirmon besimin që kanë aleatët ndaj Maqedonisë së Veriut si anëtare e NATO-s.
Kjo është stërvitja e parë e madhe ushtarake e organizuar nga vendi si anëtar i plotë i Aleancës së Atlantikut të Veriut.
“Sot e kemi përfunduar me sukses stërvitjen ”Goditja vendimtare 21 “, e cila është stërvitja jonë e parë e këtij profili dhe karakteri që kur u bëmë anëtare të Aleancës së NATO-s. Stërvitja është pjesë e “Defender Europe 21, stërvitja më e madhe e NATO-s në Evropë këtë vit, e udhëhequr nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara. Ne në të marrim pjesë me kapacitet të dyfishtë, si nikoqir i poligonit ushtarak Krivollak dhe përmes anëtarëve të ushtrisë sonë. Ky lloj i pjesëmarrjes sonë është rezultat i besimit të lartë që aleatët kanë tek ne, në ushtrinë tonë dhe në instalimet e saj ushtarake. Provën e pare të madhe e kaluam.
Prandaj, si vend, do të vazhdojmë të investojmë dhe zhvillojmë poligonin Krivollak, i cili nuk është më vetëm kapaciteti ynë ushtarak, por edhe kapaciteti i të gjithë Aleancës. Dua t’i përgëzoj të gjithë pjesëmarrësit në këtë stërvitje të madhe ushtarake. Në dy javët e kaluara keni pasur mundësi të shkëlqyeshme për të provuar ndërveprimin me disa vende të NATO-s. Është e padiskutueshme që ju treguat kapacitetet dhe aftësitë për të planifikuar dhe organizuar ushtrime në shkallë të gjerë së bashku me ushtritë e tjera aleate”, tha Presidenti Pendarovski.
Stërvitja “Goditja vendimtare 21” në poligonin “Krivolak” është pjesë e stërvitjes më të madhe të NATO-s “Defender Europe21” që po zhvillohet në Evropë këtë vit. “Goditja vendimtare 21” përfshin 1,500 anëtarë të forcave të ar*matosura nga 4 shtete anëtare të NATO-s – Maqedonia e Veriut, SHBA, Greqia dhe Bullgaria. Stërvitja filloi më 17 maj dhe do të zgjasë deri më 2 qershor. Qëllimi i stërvitjes është të demonstrojë nivel të lartë të ndërveprimit, gatishmërisë lu*ftarake dhe stërvitjes së Batalionit të këmbësorisë së lehtë me ushtritë aleate si dhe forcimin e bashkëpunimit të forcave aleate konvencionale dhe speciale.
Ndërkohë kryeministri Zoran Zaev tha se me anëtarësimin në Aleancë, vendi është bërë faktor i stabilitetit në rajon dhe eksportues i sigurisë, kurse pjesëmarrja e sotme e përfaqësuesve të Ushtrisë sonë, shtoi ai, së bashku me NATO-n, është rezultat i arritjeve të larta në teknikë dhe gatishmëria ushtarake e oficerëve dhe ushtarëve tanë, por edhe vizionit politik.
Me anëtarësimin në NATO, ne nuk jemi më vetëm. Maqedonia e Veriut nuk do të merret kurrë në pyetje dhe as të izolohet nga bota”, tha Kryeministri Zoran Zaev.
Nga ana tjetër ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska tha se fuqia e NATO-s është në unitetin e saj dhe se ky ushtrim tregon unitetin, aleancën, gatishmërinë dhe bashkëpunimin që mund të ketë vetëm Aleanca më e fuqishme ushtarako-politike që bota di.
“Ushtrimi “Goditja vendimtare 21″ tregon se anëtarësimi në NATO nuk është në të vërtetë vetëm një arritje zyrtare që ne do ta shkruajmë dhe do të themi se është arritja e qëllimit tonë strategjik. Është punë e përditshme praktike, stërvitje dhe lu*ftë e përbashkët, punë në terren që legjitimon Ushtrinë e Maqedonisë së Veriut si të harmonizuar, të barabartë me Ushtritë aleate”, tha ministrja Shekerinska, duke shtuar se sot jemi aleat në NATO që garanton mbrojtje dhe siguri për qytetarët e saj, kurse së bashku me aleatët edhe për të gjithë qytetarët në Aleancë.
Ajo porositi se në dy javët e kaluara, këmbësoria dhe njësitë speciale të ushtrive të Maqedonisë së Veriut, SHBA-së, Greqisë dhe Bullgarisë kanë treguar se veprojnë si një, se ushtari maqedonas në veprim mund t’ia besojë jetën e tij amerikanëve, bullgarëve dhe grekëve, ose të mbrojë jetën e secilit prej kolegëve të tij aleatë ndërsa zhvillohet ak*sioni.