Pendarovski: Në Qeverinë e ardhshme nuk guxon të ketë asnjë ministër me afera

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka theksuar se në Qeverinë e ardhshme nuk guxon të ketë asnjë ministër me afera. Ai këtë e theksoi në një intervistë për javoren “Fokus”.

Pendarovski theksoi se nga aspekti strategjik të gjithë ministrat në qeverinë e ardhshme duhet të kenë kapacitet të qartë demokratik dhe orientim proevropian.

“Ata duhet të jenë njerëz që nuk kanë qenë të involvuar në asnjë aferë me ‘bekgraund’ kriminal, pasi që sfida jonë më e rëndësishme që vjen është sundimi i së drejtës. Kjo vlen jo vetëm për eshalonin e parë, por edhe për atë të dytë dhe të tretë të funksionarëve”, theksoi Pendarovski. Sipas tij, funksionarët do të duhet të kenë certifikat sigurie nga NATO, duke marrë parasysh se vendi është anëtare e Aleancës. (INA)