Pendarovski: Merituam kapitull të ri në realizimin e qëllimeve strategjike të shtetit

Presidenti Stevo Pendarovski në video-deklaratën e sotme lidhur me anëtarësimin formal të vendit në Aleancën e NATO-s, theksoi se bëhet fjalë për suksese historike të cilat pas tre dekadave pavarësi, përfundimisht e konfirmojnë sigurinë e Maqedonisë së Veriut dhe e garantojnë të ardhmen tonë.

“Në këto ditë të sprovës kur jemi të kthyer drejt më të afërmëve tanë, shteti ynë bëri hap kyç drejt realizimit të qëllimit strategjik për hyrje në Bashkimin Evropian. Liderët e vendeve-anëtare konfirmuan se duhet t’i fillojmë negociatat me Unionin. Komisioni evropian do t’i qaset definimit të kornizës negociuese, ndërsa konferenca e parë ndërqeveritare do të ndodhë brenda një kohe sa më të afërt. Këtë moment e pritëm mbi 15 vite. Vendimi është i qartë dhe kushte shtesë. Ai është vërtetim për zbatimin e reformave të domosdoshme, por edhe për kompromiset më të rëndësishme që i bëmë në frymën e vlerave evropiane”, potencoi presidenti, transmeton MIA.

Ai theksoi se në periudhën në vijim na pret punë e mundimshme.

“Do të duhet të bëjmë transformim të thellë të shoqërisë sonë dhe t’i arrijmë standardet e nevojshme për anëtarësim. Që këtej, pas tejkalimit të krizës me epideminë, pres që faktorët kompetentë politik t’i kahëzojnë të gjitha kapacitetet drejt realizimit sa më të shpejtë të qëllimit përfundimtar”, tha Pendarovski.

Ai i uroi të gjithë të cilët gjatë viteve të kaluara punuan për të ardhmen evropiane të vendit.

“Disa gjeneratave të politikanëve, profesionistëve në administratë, sektorit qytetar për debatet publike për çështje të rëndësishme dhe monitorimit të vazhdueshëm të punës së institucioneve, por, para së gjithash, qytetarëve për mbështetjen e vazhdueshme të lartë për anëtarësimin tonë në Bashkimin evropian”, u falënderua Pendarovskit.

Presidenti theksoi se sot u dërgoi letra liderëve të vendeve-anëtare të BE-së për mbështetjen e sinqertë në vazhdimësi.

“Para tre ditësh me pakon e paralajmëruar të ndihmës ekonomike edhe konkretisht u bindëm në solidaritetin evropian që para se të bëhemi anëtare e barabartë e organizatës dhe atë në periudhë e cila është e rëndë dhe pa precedent për të gjithë në kontinent, pa përjashtim”, theksoi Pendarovski.