Pendarovski: “Mënyra më e mirë për ta shuar një protestë është ta ngjyrosësh politikisht”


Presindeti i shtetit, Stevo Pendarovski në emisionin “24 analiza” theksoi se studentët që nga viti 1991 me të drejtë kërkojnë kushte më të mira për studime.

“Ajo që e shoh nga udhëheqësit e protestave të fundit ishte se kishte fjali korekte, nuk do të donim politikanë në mesin tonë. Mënyra më e mirë për të shuar një protestë është nëse e ngjyros politikisht”, tha Pendarovski.
Ai shtoi se pushteti dhe opozita duhet të gjejnë zgjidhje edhe pse dy palët kanë propozimet e tyre.
“Më e mira është të dakordohen në Kuvend pushteti dhe opozita”, tha Pendarovski.