Pendarovski: Marrveshja Kosovë-Serbi do të ndikojë në rajon

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, vlerëson se një zgjidhje e mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ketë efekt edhe në vendet e rajonit.
Ai në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka dekalruar se nëse ndryshimi i kufijve do të jetë si opcion në marrveshjen mes Beogradit dhe Prishtinës, Maqedonia e Veriut do të kërkojë garancë ndërkombëtare, se kjo nuk do të prekë kufijt e sajë.

“Unë nuk them se ndryshimi i kufijve nuk mund të juetë zgjidhje për problemin e Kosovës, atë që më duhet patjetër ta them sepse e kam obligim si president i këtij vendi, është se ndryshimi i kufijve nuk guxon të sjell domino efekt në rajon dhe nuk guxon të prekë kufijt tanë. Ne kërkojmë garanca të qarta ndërkombëtare nëse një zgjidhje e tillë do të jetë në tryezë dhe pranohet nga Beogradi dhe Prishtina. .. Shpresoj në zgjidhje të shpejtë të kësaj çështjeje dhe sinqerisht e dëshiroj, pasi ky problem objektivisht e mban të gozhduar, sëbashku edhe me problemet tjera tër rajonin. Është shum me rëndësi të mos keni konflikt të ngrirë por të zgjidhur, dhe tër rajoni të shkojë drejt Evropës ku e ka vendin edhe në kuptim institucional. Pak jamë i rezervuar sa i përket periudhës kohore pasi Amerika si lojtar kyç në prapavij futet në periudhë parazgjedhore, praktikish jemi disa muaj para zgjehdjeve amerikane, ndërsa BE-ja gjithmon e ka ndjekur udhëheqjen e SHBA-ve. Në këtë moment nuk shoh të ketë sinkronizim në mes të BE-së dhe administrates në uashington”, u shpreh presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.