Pendarovski: Maqedonia e Veriut ka treguar aftësi për të zgjidhur çështje komplekse siç është “kontesti për emrin”

Presidenti i vendit Stevo Pendarovski, në fjalimin e tij në Debatin e përgjithshëm të sesionit të 76-të të Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, tha se Maqedonia e Veriut si shtet i vogël në Evropën Perëndimore, bashkë me Greqinë ka treguar aftësi se si të zgjidhë edhe çështje komplekse siç ishte “mosmarrëveshja për emrin”, e cila solli stabilitet për rajonin.

“Në të njejtën kohë jemi të përgatitur të përfshihemi në dialog konstruktiv me fqiun tonë, Bullgarinë që të sigurojmë implementin të tërësishëm në Marrëveshjes për Stabilitet dhe Bashkëpunim. Vazhdojnë të forcojmë zhvillimin dhe stabilitetin e brendshëm, si shoqëri multietnike e bazuar në parimet e demokracisë”, ka deklaruar Pendarovski.