Pendarovski: Maqedonia duhet t’i mbajë gjallë integrimet euro atlantike dhe raportet ndëretnike

Kandidati për president, Stevo Pendarovski, në mitingun e mbrëmshëm para qytetarëve të Shtipit tha se Maqedonia duhet të ndërtohet si shtet demokratik dhe me prosperitet, ndërsa kjo është e mundshme nëse ndërtohen integrimet euro atlantike dhe raportet ndëretnike. Pendarovski sot vazhdon me fushatën në Makedonski Brod, ndërsa mitingun qendror do ta mbajë në Kërçovë.

“Është e qartë se Maqedonia është e mundshme vetëm si shtet demokratik dhe përparues nëse i ruan dhe nëse i mban gjallë dy vazhdimësitë strategjike – integrimet euro atlantike dhe raportet ndëretnike. Në këtë strukturë politike dhe në vazhdimësinë time politike, në këtë aspekt është shumë mirë i njohur, ndërsa për ata është vazhdimësi refuzimi i kompromisit që pa dilema e ruan identitetin dhe dinjitetin tonë nacional”, tha Stevo Pendarovski, kandidat për president.