Pendarovski: Krizë do të ketë, varet cili do të jetë intensiteti i saj

“Në vitet e kaluara jemi ballafaquar me disa kr*iza që e kanë prishur rëndë funksionimin normal të shoqërisë dhe shtetit. Çështja nuk është më nëse do të ketë një kr*izë të re, por çfarë dhe me cilin intensiteti do të jetë kr*iza e radhës. Prandaj mbrojtja e infrastrukturës kritike, e cila përfshin të gjitha proceset fizike dhe organizative të nevojshme për funksionimin normal të shtetit, është detyrë kombëtare e rendit të parë”.

Këtë e deklaroi presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e tij në konferencën “Drejt qëndrueshmërisë dhe mbrojtjes së infrastrukturës kritike: Shkëmbimi rajonal”, organizuar nga Fondacioni “Fridrih Ebert” – Zyra në Shkup, në bashkëpunim me Qendrën presidenciale për edukim politik.

“Shkëmbimi i praktikave më të mira është segmenti më i rëndësishëm, sepse vendet në rajonin tonë janë në faza të ndryshme të procesit të ndërtimit të një sistemi gjithëpërfshirës për mbrojtjen e infrastrukturës kritike. Disa prej tyre kanë ligje që rregullojnë sistematikisht identifikimin, përkatësisht përcaktimin dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike, ndërsa, natyrisht, kanë edhe përvojë shumëvjeçare në zbatimin e ligjeve, dhe disa, përfshirë Maqedoninë e Veriut, janë në faza e hartimit të legjislacionit të saj”, deklaroi Pendarovski.

Ai theksoi se koncepti teorik i “shoqërisë së rrezikut” i viteve 80 të shekullit të kaluar, i cili u shfaq si një reagim ndaj katastrofës bërthamore të Çernobilit, është sot fatkeqësisht një realitet në të cilin jetojmë për çdo ditë. Kr*iza shëndetësore e shkaktuar nga pandemia Kovid-19, shtoi ai, na ka treguar se edhe spitalet që zakonisht nuk përfshihen në institucionet kritike të infrastrukturës të shkallës së parë, mund të bëhen institucione të tilla nëse e kërkon situata e kr*izës.

Presidenti i Republikës përkujtoi se shumë vite më parë kemi dëshmuar për sulme të hakerëve ndaj sistemeve kyçe kompjuterike të shumë shteteve në rajon nga individë dhe grupe të sponsorizuara dhe se lloji i tillë i luftimit në epokën e digjitalizimit të përshpejtuar çon deri në paralizë të pjesshme ose të plotë të transportit, sistemit bankar, sistemit shëndetësor, si dhe deri në pengim të punës së shumë agjencive të tjera qeveritare të cilat janë kritike për funksionimin e rregullt të shtetit.

“Lloji i tillë i te*rrorizmit, në esencë, te*rrorizmi i sponsorizuar shtetëror, në disa situata, mund të shkaktojë dëm më të madh madje edhe nga su*lmet klasike ushtarake”, vlerësoi shefi i shtetit.