Pendarovski: Kandidatja e VMRO-DPMNE-së për president në vend që të kërkojë falje për 27 prill paralajmëron amnisti për dhunuesit

Kandidati për president, Stevo Pendarovski, në 7-vjetorin e sulmit në Kuvend, i cili ndodhi më 27 prill 2017, theksoi se banditë që kanë hyrë për të rrahur deputetë dhe gazetarë, nuk u kanë kërkuar falje qytetarëve dhe as njerëzve që kanë nxitur dhunën ndaj bashkëqytetarëve të tyre, vetëm për të ruajtur karriget e tyre, sepse ata nuk donin ta dorëzonin pushtetin në mënyrë paqësore, por ishin të gatshëm të sakrifikonin shtetin. Në vend të faljes, tani VMRO-DPMNE dhe kandidati i tyre për president shpallin amnisti për banditë nëse vijnë në pushtet, tha Pendarovski.

“Fatkeqësisht, të njëjtit që u futën në Kuvend atë ditë, tani po kërkojnë pushtet. Ishin përfshirë edhe kryetari i partisë kryesore opozitare. Nuk them se të gjithë ata që kanë hyrë brenda janë kriminelë, por doja ta pyesja edhe atëherë edhe tani se çfarë kërkonte brenda Parlamentit? Nëse ai duhet të përfundojë punën e organizuar nga partia e tij, të mos lejojë një transferim paqësor të pushtetit – të gjithë e dimë se ishte kështu, kishte vendime gjyqësore për këtë temë. Fatkeqësisht që nga ajo kohë kanë kaluar 7 vite, asnjë nga aktorët, sidomos asnjë nga organizatorët nuk ka kërkuar falje sepse për herë të parë në histori partia në pushtet, për të mos dhënë pushtetin, organizoi trazira dhe me ndihmën e deputetëve, sulmuan deputetë, një, dy ishin në prag të vdekjes. Përpos që nuk kërkojnë falje, sot kandidati i tyre për president shpall amnistinë”, tha Pendarovski.

Dhe përveç kësaj, siç shtoi Pendarovski, ata paraqiten si patriotë që e mbrojtën Maqedoninë.

“E kuptoj nëse thua se kanë qenë fajtorë, me emër e mbiemër, dhe se dënimet e tyre janë shumë të larta, ose në emër të një lloj pajtimi kombëtar, le t’i falim një pjesë të dënimit, le të shkojnë në shtëpi, çfarëdo. Por asgjë nga këto nuk ndodh, sapo shpallet amnisti. Sipas meje, ky është një tregues i qartë se në atë mënyrë nëse vijnë në pushtet do të qeverisen”, ka shtuar sot Pendarovski në Peshtani.