Pendarovski inkurajon punonjësit shëndetësorë

Pendarovski deri tek të punësuarit në Ndihmën e Shpejtë dhe Poliklinikat e vendit: Ju dëshiroj sa më pak intervenime, keni mbështetjen e të gjithëve që të vazhdoni.

Presidenti shtetit, Stevo Pendarovski përmes një video konferencë ka biseduar me drejtorin e Shtëpisë së Shëndetit -Shkup, Viktor Isjanovski, me udhëheqësen e repartit të Ndihmës mjekësore urgjente, Milica Buballo dhe me Marija Milevska-Avramovska e cila është pjesë e ekipit të Ndihmës së Shpejtë.

Gjatë bisedës siç njoftojnë nga Kabineti i Pendarovskit, presidenti është njoftuar me punën e deritanishme dhe planet për të ardhmen të poliklinikave që janë në kuadër të Shtëpisë së Shëndetit-Shkup, me numrin e thirrjeve në Ndihmën e shpejtë, si dhe për intensitetin e vëllimit të punës së mjekëve në këto institucione shëndetësore.