Pendarovski fali Abdylfeta Alimin dhe katër të dënuar të tjerë

Presidenti Stevo Pendarovski ka marrë vendim që të fal persona të dënuar. Në listë gjendet emri i Abdylfeta Alimit, anëtarë i sigurimit të Kuvendit i cili është dënuar për ngjarjet e 27 prillit, e për të cilin kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dëshmonte se i ka shpëtuar jetën. Lista e të falurve është nënshkruar dje nga presidenti ndërsa sot është publikuar në Gazetën Zyrtare.

Personi Aleksandar Petrovski është liruar plotësisht nga vuajtja e mëtutjeshëm e dënimit me burg. Nga vuajtja e dënimit me burg janë liruar pjesërisht edhe Abdylfeta Alimi (8 muaj), Nexmedin Matoshi (4 muaj), Dimitar Mishkov (3 muaj) dhe Xhafer Nebija (5 muaj).