Pendarovski: “E pranoj qasjen e kryeministrit të ri bullgar se historia nuk duhet të jetë kanali i vetëm i komunikimit”

Presidenti Stevo Pendarovski, i cili sot gjendet për vizitë në Prishtinë, në lidhje me çështjen ndërmjet Shkupit dhe Sofjes, deklaroi se e pranon qasjen e kryeministrit të ri bullgar Kiril Petkov, i cili thotë se historia nuk duhet të jetë kanali i vetëm i komunikimit ndërmjet dy shteteve.

“Për mua e pranueshme është qasja e kryeministrit të ri bullgar i cili thotë se historia të mos jetë kanali i vetëm përmes të cilit ne si dy shtete fqinje komunikojmë. Bisedojmë për infrastrukturën, bisedojmë për lidhjen energjetike, bisedojmë për ekonominë dhe për këmbimin tregtar, bisedojmë për integrimet evropiane, bisedojmë për liritë dhe të drejtat e njeriut, bisedojmë për pandeminë. Megjithatë, gjithsesi jo të bisedojmë për atë çka ndodhi para tre ose pesë shekujve. Kjo është qasje moderne të cilën e mbështes, kuptohet nuk e mbështes afatin kohor sepse ishte paralajmëruar për gjashtë muaj, mendoj se problemi mes nesh mund të zgjidhet për një periudhë kohore shumë më të shkurtër”, theksoi Pendarovski.

Presidenti, në konferencën e përbashkët për shtyp me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, gjithashtu vlerësoi se nëse zvarritet zgjidhja e çështjes ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, kjo nuk mund të reflektojë në gjendjen e destabilizimit të shtetit.

“Nëse për një kohë të caktuar në të ardhmen nuk marrim datë për negociata dhe nëse kontesti aktual me Bullgarinë nuk zgjidhet dhe mbesim në situatën në të cilën do të presim në korridorin e BE-së kohë më të gjatë, unë nuk besoj në një zhvillim të tillë të ngjarjeve, megjithatë nëse ndodh ju bind se as sot nuk ka të dhëna të tilla, as nesër nuk mund të arrijnë të dhëna të tilla të cilat do të tregojnë në destabilizim të sigurtë të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Pendarovski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve nëse vazhdimi i afatit për fillim të negociatave mund të vlejë destabilizim i rajonit dhe i vendit.

Pendarovski përkujtoi se vendi përballet me situatë të ngjashme kur ishim refuzuar nga anëtarësimi në NATO në vitin 2008 për shkak të problemit me Greqinë.

“Dhjetë vite më vonë, në vitin 2018 e zgjodhëm problemin. Në ato dhjetë vite nuk ndodhi kurrfarë destabilizim i sigurisë së shtetit. Do të thotë, nuk e di prej ku janë ato vlerësime dhe në çka bazohen, megjithatë atë që unë e di, ndërsa duhej ta di si president i shtetit në atë pjesë nuk ka kurrfarë paralajmërimi se nëse presim më gjatë me kontest të pazgjidhur me Bullgarinë ose presim kohë më të gjatë për t’i filluan negociatat me BE-në se do të vjen në çfarëdolloj destabilizimi të brendshëm ose të jashtëm të inicuar për vendin. Do të thotë, nga ai aspekt qytetarët e vendit tonë mund të qëndrojnë të qetë”, përfundoi Pendarovski në konferencën për shtyp me Osmanin në Prishtinë.