Pendarovski: Do të fitojmë, për bojkot le të mendojnë ata

Kandidati për kryetar të LSDM-së, Stevo Pendarovski, sot e ka vazhduar fushatën në takim me banorët e Krushevës.

– Lufta fillon nga zeroja, sikur të mos kishte raund të parë – tha Pendarovski para qutetqrëve të Krushevës.

Ai mohoi akuzat e opozitës se do të bojkotonte raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

– A është e logjikshme që të vij në Krushevë, nëse po mendoj të bojkotoj? Unë mendoj se me të gjithë ju të fitoj! Kush do që të bojkotojë, nuk kam bojkotuar as në 2014, as në 2019, as në 2016, as në 2024 nuk do të bojkotoj. Lërini të mendojnë për rezultatin përfundimtar. Të gjithë e dimë dhe në vend që të bojkotojmë do të festojmë – theksoi Pendarovski.