Pendarovski: Deri në fund të vitit pres që të arrijmë qëllimin, anëtarësimin e plotë në NATO

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski është shprehur optimist se vendi deri në fund të vitit do të bëhet anëtar i plotë i Aleancës së Altantikut Verior.

Ai këto komente në facebook pas pjesëmarrjes në stërvitjet ushtarake “Goditja përfundimtare” ku po marrin pjesë mbi 2.700 pjesëtarë të ushtrive të vendeve anëtare të NATO-s dhe ushtrisë së Maqedonisë së Veriut.

“Kishim mbi 1.200 ushtarë amerikan në territorin tonë, që është tregues se partneriteti strategjik mes Maqedonisë së Veriut dhe ShBA-ve zgjat, është i suksesshëm, efikas dhe me ndihmën e tyre presim që deri në fund të këtij viti ta arrijmë edhe formalisht qëllimin tonë më të madh strategjik e që është anëtarësimi i plotë në NATO”, shkroi Pendarovski.