Presidenti Stevo Pendarovski në një prononcim për TV 21, në lidhje me ngjarjet e fundit me Bashkësinë Fetare Islame, ka kërkuar që liderët fetarë të thirren në sjellje të përgjegjshme të qytetarëve gjatë festave fetare dhe të dënojnë çdo sjellje që është në kundërshtim me to.
“Presidenti konsideron se liderët fetarë duhet të thirren në sjellje të përgjegjshme të qytetarëve gjatë kohës së festave fetare, dhe ta dënojnë çdo sjellje që është në kundërshtim me masat e rekomanduara nga organet shtetërore. Një nga punët kryesore që na ka mësuar pandemia është se pa dallim se cilës shoqëri i takojmë, të gjithë njëjtë jemi para sulmit të virusit korona dhe për këtë është e nevojshme të jemi të kujdesshëm, solidar dhe bashkërisht ta mbrojmë shëndetin e qytetarëve.”