Pendarovski: BE-ja e ka harruar Kosovën

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka deklaruar se Bashkimi Evropian ka harruar Kosovën dhe Bosnjën e Hercegovinën.

“Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova janë absolutisht vende të harruara, absolutisht të harruara. Kosova nuk mund të marrë liberalizimin e vizave. Dhe çfarë lloj entuziazmi ju dëshironi në atë popullatë, të jetë për Bashkimin Evropian,” pyeti Pendarovski. Duke folur për rrugën e deritanishme evropiane të Maqedonisë së Veriut, Pendarovski tha se nuk është i kënaqur duke pasur parasysh se negociatat për anëtarësim po fillojnë pas 17 vitesh pritje me status të kandidatit.

“Ne praktikisht u harruam nga BE-ja dhe me një sërë shantazhesh ndërkohë, falë Zotit arritëm disi të bënim një lloj kompromisi me Republikën e Bullgarisë, me ndihmën e presidencës franceze dhe filluam negociatat. Nëse shikoni prapa, nga viti 2005 jemi me statusin e kandidatit dhe tek tani fillojmë negociatat, askush nuk mund të thotë se jemi shumë të suksesshëm në këtë drejtim”, tha ai në një intervistë për Anadolu Agency.