Pendarovski: Anulimi i zgjedhjeve për një muaj ose dy nuk do të jetë shkatërrimi i botës


Edhe nëse anulohen zgjedhjet për një muaj ose dy ajo nuk do të jetë dështim për botën, tha në konferencën e sotme për shtyp presidenti Stevo Pendarovski, duke shtuar se vendimi eventual për anulimin e zgjedhjeve duhet të sillet me konsensus nga të gjitha palët politike.

Sipas tij, mund të zbatohet fushatë në rrjetet sociale, por, siç tha, ekzistojnë kategori të qytetarëve të cilët nuk kanë qasje në rrjetet sociale.

“Sipas të gjitha rekomandimeve të OSBE-së dhe organizatave tjera, qytetarët duhet të jenë mirë, tërësisht dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse të informuar që të sjellin vendim në ditën e zgjedhjeve. Unë kam rezervë për ditën e zgjedhjeve. Në zgjedhjet tona parlamentare mesatarisht votojnë një milion njerëz në 3.000 vendvotime, me pesë anëtarë në borde. Një ditë më parë zbatohet operacioni gjigant për dorëzim të materialit dhe në fund materiali dorëzohet te komisionet zgjedhore kur kalkulohen rezultatet”, tha Pendarovski.

Deri tani, siç shtoi, në botë nuk janë mbajtur zjgedhjet në ambient të tillë, përveç në Izrael, ku të infektuarit votuan në vendvotime të veçanta. “Atje të gjithë ishin veshur me skafanderë, kishte ekipe mjekësore, por ajo ishte bërë për një numër të vogël të njerëzve”, tha Pendarovski.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve rreth mundësisë për vendosje të gjendjes së jashtëzakonshme, shefi i shtetit tha se situata është unikate dhe se nuk ka rast gjatë pandemisë së shpallur të organizohen zgjedhjet.

“Të përmend se dje Qeveria bullgare solli vendim për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme. Do të thotë, nëse dikush mendon se nëse shpallim gjendje të jashtëzakonshme ose gjendje të krizës në tërë territorin se ai është shkop magjik me të cilin do të zgjidhen të gjitha problemet duke e përfshirë edhe këtë me votimin nuk do të zgjidhen”, tha Pendarovski.

Shtoi se e ka parë listën e masave të cilat shteti bullgar parashikon t’i ndërmarrë në rast të gjendjes së jashtëzakonshme nga ajo që e bën Armata bullgare deri te Ministria e Shëndetësisë dhe siç tha “nuk shoh se ajo mundet ta ndërrojë situatën në lidhje me atë që ne e kemi”.

“Do të thotë nuk do të ishte zgjidhje, të përfundoj, nëse vendoset gjendje e jashtëzakonshme prej nesër ose krizë në tërë territorin se mund të shtyjmë zgjedhjet me një nivel të votimit, por edhe maturi nga ana tjetër siç e kemi pasur në zgjedhjet e kaluara. Zgjedhjet parlamentare në vendin tonë kanë qenë tradicionalisht rreth 60 për qind e pjesëmarrjes”, tha Pendarovski.