Pendarovski: Amerikanët asnjëherë s’kanë qenë proshqiptarë ose antimaqedonas, mbi 90% në listën e zezë janë shqiptarë


Në debatin me temë “Marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonisë së Veriut në epokën e trazirave gjeopolitike”, në organizim të Qendrës presidenciale për arsim politik, presidenti Stevo Pendarovski në përgjigje ndaj pyetjes së të pranishmëve, tha se nuk ka qëndrim se Amerika mbështet një popull të caktuar në shtet apo në rajon, përcjell TV21. Ai theksoi se dëshmi për këtë është se në listën e zezë të SHBA-ve në vendin tonë, 90 për qind janë shqiptarë.

“Qëndrimi im është që amerikanët asnjëherë nuk kanë qenë pro shqiptarëve ose anti maqedonasve dhe se gjithmonë kanë qenë që shteti ynë të prosperojë, megjithatë para se gjithash të jetë demokraci funksionale dhe multi-etnike. Ja do tua jap një të dhënë të fundit se ajo nuk është e vërtetë dhe ata që janë ithtar të asaj teze se gjoja amerikanët janë pro shqiptarëve nuk mund ta shpjegojnë faktin se ata (SHBA) kanë të ashtuquajturën “listë të zeze” përafërsisht nga 2001-ta dhe mbi 90% nga njerëzit që janë në listën e zezë janë shqiptarë. Si janë pro shqiptarëve amerikanët?”, pohoi Stevo Pendarovski, president i RMV-së./tv21.tv

(https://www.echelon.health)