Ndërsa vendi po raporton një nivel rekord të rasteve të reja me COVID-19, zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence përshëndeti sot përparimin me të vërtetë të jashtëzakonshëm të SHBA-së përsa i përket pandemisë, duke ia atribuar rritjen e rasteve të reja shtimit të numrit të testimeve, sipas “The Guardian”.
“Realiteti është se ne jemi në një vend shumë më të mirë nga sa ishim dy muaj më parë”, tha Pence, duke theksuar se aftësia spitalore mbetet e fortë dhe shumë e disponueshme.
“Është pothuajse e padiskutueshme që më shumë testime të gjenerojnë më shumë raste”, shtoi ai.
Sidoqoftë, ekspertët e Shëndetit Publik vlerësojnë se rritja e numrit të rasteve të infektimit vjen nga rihapja e shteteve dhe ngaqë amerikanët po lehtësojnë praktikat e distancimit shoqëror.