Pele për Mbappe: “Jam i lumtur të shoh duke thyer një tjetër nga rekordet e mia”

Legjenda e Brazilit dhe i futbollit botëror, Pele, ka kaluar një periudhë jo të mirë pasi u shtrua përsëri në spital, dhe situata ishte paksa e nderklikuar kur mjekët njoftuan se duhej t’i ndërprisnin kimioterapinë.

Pas këtij lajmi, Mbappe bëri një postim në rrjetin e tij social duke i uruar shërim të shpejtë Peles me shkrimin: “Lutuni për mbretin”.

Ditën e djeshme, Pele ka reaguar për postimin e yllit francez duke ia kthyer: “Faleminderit Mbappe. Jam i lumtur të shoh të thyesh një tjetër rekord timin në këtë kampionat, miku im”.

Me dy golat e tij kundër Polonisë, Mbappe arriti në total nëntë gola në Kupën e Botës. Me këtë dygolësh, Mbappe u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Kupat e Botës nën moshën 24 vjeç, rekord të cilin e mbante Pele me tetë gola./ h.ll/abcnews.al