Pejë: Burri raporton në polici se është rrahur nga bashkëshortja dhe dy djemtë e tij

Një person në Pejë ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja dhe dy djemtë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

I njëjti ka pranuar tretman mjekësor nga lëndimet e marra, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi:

DHUNË NË FAMILJE

· Pejë / 27.07.2024 – 05:40. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja dhe dy djemtë e tij. I njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Tre personat e dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.