Pejani që thoshte se merr automjete tash ia ka vje*dhur veturën edhe Gazmend Muhaxherit

Valon Loxha nga Peja, i cili u bë i njohur pas një kronike ku tregonte se i merr veturat që i gjen të hapura, është arr*estuar mbrëmjen e së dielës.
Express mëson se Loxha ka marrë veturën zyrtare të kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Me veturën e Muhaxherit, Loxha po dyshohet se ka shkuar në Rugovë.
Rastin e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore e Pejës.
Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë, ka deklaruar për Express se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
“Lidhur me këtë rast, me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar një person i dyshuar, për 48 orë”, ka deklaruar Nikçi.

Ndërkohë, para pak ditësh, Valon Loxha kishte deklaruar se kjo që po bën nuk është vjedhje.
Ai pati thënë se i merr veturat që i gjen të hapura, ndërkaq e quante budallallëk të pronarëve se pse ata harrojnë t’i mbyllin veturat e veta.