Pedofili tenton të rrëmbejë 7-vjeçaren: Nëna e saj lufton për ta shpëtuar

Një nënë së bashku me vajzën e saj 7-vjeçare nga Liverpool kishte shkuar të blinte ushqime në një supermarket. Pasi mbaroi pazarin ajo futi vajzën e saj në makinë dhe po shkarkonte ushqimet e blera nga karroca.

Në ato moment i afrohet një pedofil i quajtut quajtur Duncan Johnson, 41 vjeç dhe e kërcënon duke i vënë thikën në qafë. Ai i kërkon çantën dhe çelsat e makinës, por nëna u tregua mjaft e guximshme dhe luftoi me të.

Pedofili e kërcënon Natalie Grimes duke i thënë se do e vrasë dhe e shtyn më forcë përtokë.

Nga frika se do ta rrëmbente fëmijën e saj ajo filloi të bërtiste dhe Johnson i droguar u largua. Dy burra që panë ngjarjen vrapojnë drejt tij për ta ndaluar. Ata e shtrinë në tokë derisa të vinte policia dhe ta arrestonin.

Johnson ka 30 dënime të kaluara për 128 vepra penale. E fundit ishte abuzimi që bëri me një vajzë të vogël dhe ishte liruar me kusht.