Pë arsye shëndetësore Mitko Çavkov lirohet nga burgu deri më 21 nëntor

Ish-ministri i Brendshëm, Mitko Çavkov, i dënuar me 18 vjet për terrorizëm për ngjarjet e 27 prillit 2017 në Kuvend, ka marrë ndërprerje të dënimit dhe do të qëndrojë në shtëpi deri më 21 nëntor. Nga burgu i Shtipit thonë se ndërprerje në vuajtjen e dënimit për arsye mjekësore kanë marrë gjashtë persona. Dy prej tyre, Aleksandar Janevski – Toshta dhe Jane Çento, e kanë përfunduar ndërprerjen dhe më 14 gusht janë kthyer në burg. Drejtori i Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve, Aleksandar Pandov, në fund të korrikut nënshkroi vendime për ndërprerje 30-ditore të dënimit për disa nga personat e dënuar për 27 prillin, për arsye mjekësore.