Për herë të parë rajonet shqiptare në fokus të ministrisë së bujqësisë


Arjanit Hoxha
Në njësinë rajonale në Tetovë, pata nderin që personalisht t’i shpërndaj kartelat për naftë të gjelbërt fermerëve nga Tetova, Zhelina, Tearca dhe Jegunovca. Në këtë njësi rajonale, janë të përfshirë gjithsej 1304 fermerë nga rajoni i Tetovës, kurse vlera e përgjithshme e kartelave është rreth 4.3 milion denarë.
Këto kartela bujqëve u vijnë në shërbim pikërisht në kulmin e korrjes dhe para fillimit të mbjelljes vjeshtore, pikërisht në kohën kur karburantet janë më se të nevojshme dhe në kohën kur makineritë bujqësore shfrytëzohen më së shumti nga fermerët.

Deri në fund të javës, kartelat për naftë të gjelbërt do të shpërndahen në të gjitha njësitë e tjera rajonale në të gjithë vendin. Për këtë masë janë siguruar gjithsej 200 milionë denarë.
Kartela është e destinuar për furnizim me karburant dizel në çdo pikë karburanti të SHA Makpetrol në të gjithë territorin e RMV-së. Afati i fundit për shfrytëzimin e mjeteve të disponueshme në “kartelën e gjelbërt” është deri në fund të muajit prill të vitit 2022.