PDSH: Spitali i Tetovës dhe Gostivarit të pa përgaditur lidhur me koronavirusin!


Komunikate per shtyp ne lidhje me epideminë e koronavirusit.

Më poshtë e gjeni linkun e videos ne YouTube dhe fjalimin e Dr. Arben Demirit;

Duke e marrë parasysh situatën me epideminë e koronavirusit në Maqedoni dhe bazuar në deklaratën e drejtorit te Spitalit Klinik të Tetovës kemi arsye serioze qe t’i drejtohemi opinionit dhe njëkohesisht drejtorit te Spitalit Klinik t’i shtrojmë disa pyetje shume te rëndësishme në këtë kohë të krizës:

– Ne kuadër të Universitetit të Tetovës funksionon Fakulteti i Mjekësisë që procesin arsimor dhe praktik e zhvillon ne Spitalin Klinik te Tetovës me lëndët adekuate si Epidemiologjinë dhe te Sëmundjeve Infektive. Duam te dijmë emrat e profesorëve dhe eksperteve te kyçur në parandalimin dhe shërimin e personave eventual te prekur me këtë epidemi.

– Kush është ne shtabin e emërgjencës dhe profili i tyre profesional per ballafaqim me këtë epidemi dhe ku e ka qendrën ky shtab?

– Sa shtretër keni vendosur ne dispozicion të të prekurve eventual me COVID-19?

– Sa shtretër per përkujdes intensiv janë në dispozicion për të prekurit eventual nga kjo epidemi?

Sa respiratorë per frymëmarrje te drejtuar ka Spitali Klinik i Tetovës që mund te vihen në shërbim të pacientëve në rast nevoje. Në bazë të informatave që i disponojmë Spitali i Tetovës ka vetëm 1 respirator edhe atë në repartin e kardiologjisë intervente i cili është i nevojshëm për pacientë me raste kardiologjike.

– A i vërteton drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës shifrat te cilat i dha zëvendesministri i Shëndetësisë për Tetovën dhe Gostivarin në konferencën e mbrëmshme per shtyp në qeveri?

– A është bërë ndonjë test eventual në Tetovë dhe rrethinë për pacientë të dyshuar apo në izolim të detyruar?

– A është i përgatitur Spitali Klinik i Tetovës ta përballojë situatën serioze apo të fluksit të rritur të pacientëve eventual?

– Sa është numri i Epidemiologëve dhe Infektologëve në Spitalin e Tetovës dhe a është i trajnuar personeli i mesëm mjekësor ne trajtimin e pacientëve ne rast te epidemisë si kjo situata aktuale?

– A ka Spitali i Tetovës pajisje të nevojshme dhe mjete mbrojtëse speciale per personelin mjekësor për punë në raste të epidemisë, duke lënë anash ashtu si deklaroi drejtori i spitalit maskat, dorezat dhe kapelat kur dihet se këta janë masa mbrojtëse rutinore të cilat i përdorin personeli mjekësor dhe kur nuk ka epidemi?

– Spitali Klinik i Tetovës a i kërkuar mjete financiare, pajisje dhe aparate mjekësore qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë për të përballuar ndonjë përshkallëzim eventual të situatës?

– Sa mjete, pajisje dhe financa ka ndarë Spitali Klinik i Tetovës per ballafaqim me këtë epidemi?

Te gjitha këto pyetje janë në interes publik duke shprehur brengosjen tonë në lidhje me përgatitjen dhe gatishmërinë ne aspekt profesional dhe pajisjen e Spitalit Klinik të Tetovës në rast të eskalimit të situatës dhe fluksin e mundshëm të të infektuarve në Tetove dhe rrethinë.”