PDSH: “Reformatorët po kopjojnë idetë tona

Në kohë krizash kur shëndeti publik është interesi primar dhe çështja në të cilën çdo kush duhet të kontribuojë për të ruajtur të mirën e përgjithshme, dalin të ashtuquajtur “reformatorë” të cilët zgjedhin rrugën e lehtë, atë të kopjimit.

Ndoshta edhe ata nuk duan ta bëjnë këtë por zgjidhje tjetër nuk kanë sepse kanë mungesë të theksuar të origjinalitetit, profesionalizmit dhe kreativitetit. Kjo na sjell te një situatë e re ku ata shfaqen si oportunistë pasi propozimet dhe kreativiteti i duhur është shfaqur dhe problemet kyçe veçse janë adresuar.

Nga mosnjohuria, ata shkollohen hap pas hapi nga konferencat për media të Partisë Demokratike Shqiptare dhe i kopjojnë idetë dhe zgjidhjet e kuadrove të kësaj partie.

Kjo ata nuk i bën asgjë tjetër përveçse kopjues klasik të cilët nga mungesa e seriozitetit dhe empatisë që duhet të kenë ndaj popullit pranojnë që të jenë falsifikatorë, gjë që dëshmon se ata nuk bëhen realisht merak për të mirën e qytetarëve!