PDSH me përkrahje për Nevzat Bejtën në Gostivar


Në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, mediat mësojnë se Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Partia Demokratike Shqiptare ia kanë dalur të merren vesh për mbështetje të ndërsjellë.

Në fakt, integristët e Ali Ahmetit presin përkrahjen e votuesve të PDSH-së së Menduh Thaçit në komunat ku kandidatët e BDI-së shkojnë në balotazh, si në Tearcë, Gostivar, Tetovë, Bogovinë, Vrapçisht, Gostivar, Strugë, Çashkë, apo edhe në Çair, ndërkohë që është për t’u prituir që Studeniçani edhe gjatë katër viteve të ardhshme të drejtohet nga Azem Sadiku.
Mediat mësojnë se marrëveshjen për këtë e kanë arritur këtë të dielë krerët e dy partive – Ahmeti e Thaçi./Klan Macedonia