PDK-ja planifikon nëndegë të partisë në diasporë


Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, ka paralajmëruar formimin e nëndegëve të kësaj partie, siç ka thënë ai, në të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët.
Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se kjo do të bëhet me kërkesë të qytetarë në diasporë dhe me qëllim të koordinimit sa më të mirë të punëve të përbashkëta në zhvillim të vendit.

“Këtë javë kemi filluar takime të shumta e shumë të frytshme me qytetarët tanë në Zvicër. Po ashtu, do të kemi takime me ndërmarrës të suksesshëm dhe me personalitete të larta të jetës kulturore politike shqiptare në shtetin mik të Zvicrës”, ka shkruar ai.

Reçica ka shkruar se nëë takim me Kryesinë e re të nëndegës së PDK-së në Zurich diskutuan për planet dhe programin e ri politik të PDK-së për fuqizimin e rolit të diasporës dhe për krijimin e kushteve sa më të favorshme për investimet e tyre në Kosovë.