PDK i reagon ashpër Osmanit, pasi largoi foton e Presidentit Thaçi

Partia Demkratike e Kosovës i ka reaguar kryeparlamentares, Vjosa Osmani, pasi largoi fotografinë e Presidentit Hashim Thaçi nga zyra e saj. Ky veprim, sipas tyre është në kundërshtim me ligjin.

Përmes një komunikate për media, PDK ka kërkuar që menjëherë të rikthehet fotografia zyrtare e Presidentit.

Vjosa Osmani, e zgjedhur natën dhe me votat e Listës Srpska, ka shkelur rëndë ligjin NR.03/L-132 Për Protokollin e Shtetit të Republikës së Kosovës duke hequr fotografinë zyrtare të Presidentit. Zbatimi i ligjit nuk varet nga dëshirat e askujt pavarësisht bindjeve politike dhe këtë gjë ajo duhet ta dijë mirë si eksperte dhe ligjëruese e jurisprudencës.

Komunikata e plotë:

Me veprimin e saj primitiv, kryekuvendarja e zgjedhur në mënyrë të dyshimtë, Vjosa Osmani përfaqëson mentalitetin e vjetër që synon hakmarrjen dhe përçon gjuhën e urrejtjes dhe përcarjes së qytetarëve. Që në ditën e parë në pozitën e re, ajo po dëshmon se përfaqëson vetëm interesin e saj brenda partisë së vet dhe jo ti shërbej institucionit ku është zgjedhur.Me këtë veprim anti-ligjor ajo gjithashtu fyën rëndë edhe institucionin që drejton, Kuvendin e Kosovës, tempullin e demokracisë dhe ligjvënies në vendin tonë.

Partia Demokratike e Kosovës ka dhënë shembull pas zgjedhjeve të 6 tetorit duke mbetur në opozitë dhe siguruar tranzicionin e pushtetit, por nuk do do të toleroj që të cënohet rendi kushtetues e ligjor dhe asnjë institucion i rëndësishëm i Kosovës. PDK-ja është poashtu duke shqyrtuar dhe analizuar anën legale të zgjedhjes së saj si kryetare natën e mbrëmshme.

PDK bën thirrje që kthimi i fotografisë së Presidentit të ndodhë sa më parë. Administrata e Kuvendit të Kosovës të reagoj pa vonesë, në të kundërtën, fotografia e Presidentit do të rikthehet në pozitën e vet me çdo kusht, si ruajtje e karakterit kushtetues dhe sovranitetit të vendit.