Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka thënë se çdo vendim i madh në Kosovë e ka vulën e PDK-së dhe Hashim Thaçit.
Këto fjalë të tij vijnë pas sigurimit të 3 medaljeve të arta olimpike të Kosovës.
Ai tha se mbështetja buxhetore nuk duhet të ndalojë por të forcohet çdo herë.
“Pjesë e këtij vendimi historik është edhe kryetari i sotëm i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili në atë kohë ishte Ministër i Sportit.”