PDK bëhet bashkë me VV-në dhe Listën Serbe për rrëzimin e Qeverisë Hoti

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) së shpejti do të nis negociatat me Lëvizjen Vetëvendosje dhe minoritet për rrëzimin e qeverisë Hoti.
Kjo gatishmëri e tyre vije pas shkarkimeve të fundit të ‘vulosura’ nga kryeministri Avdullah Hoti.

ATK kishte nisur hetimet për disa zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), situatë kjo e cila nuk u pëlqeu fare këtyre të fundit.
Si rezultat i këtyre hetimeve, gjatë ditës së djeshme, kryeministri Hoti shkarkoi të parin e ATK-së, Ilir Murtezaj.
Kjo, situatë e pakëndshme, ka shtyrë PDK-në, VV-në dhe minoritetet të bëhen bashkë për rrëzimin e qeverisë aktuale, të cilët vazhdimisht kanë kritikuar për perfomancë jo të mirë.