PCR test i detyrueshëm për shtetasit e Kosovës të cilët do të hyjnë në RMV

Në seancën e sotme, Qeveria vendosi PCR test të detyrueshëm për qytetarët e Kosovës të cilët do të hyjnë në Maqedoninë e Veriut.
Në pajtim me propozimet e miratuara në Vendimin për masa për parandalim të përhapjes së koronavirusit Covid-19 shtohen dy qëndrime në këtë drejtim:

– Vërtetim mjekësor me rezultat negativ për PCR SARS-CoV-2 për fëmijë, të dorëzohet kur fëmija ka mbi 10 vjet.
–Shtetasit e Republikës së Kosovës, të cilët hyjnë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga vendkalimi kufitar tokësor nga Republika e Kosovës detyrimisht të dorëzojnë vërtetim mjekësor me rezultat negativ nga testi RT PCR SARS-CiV-2, të bërë 72 orë para hyrjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në rast të kalimit tranzit nëpër shtet.