Pazari i Kurtit: Ja çka do të përfitojë Adem Hoxha për votimin e Vjosa Osmanit

Vota e deputetit Adem Hoxha, pritet të jetë përfundimtare për zgjedhjen e presidentit të ri.
Kjo pasi që, nëse ai vendos të merr pjesë në seancën e sotme, mund të krijohet kuorumi për zgjedhjen e presidentit.

Gazeta Blic merr vesh që për të marrë pjesë në votim për president, Adem Hoxha, ka arritur marrëveshje me qeverinë aktuale.

Siç merr vesh gazeta, ai do të merr postin e zv.ministrit, do të ketë të drejtë t’i dërgojë dy këshilltarë në qeverinë Kurti dhe i është premtuar posti i drejtorit të Afirmimit të Marrëdhënieve Ndëretnike.
Këtë “marrëveshje” e ka konfirmuar edhe Fatmir Sheholli nga Instituti për marrëdhënie shqiptaro-serbe.