PayPal me ofertë prej 40 miliardë dollarësh për të blerë Pinterest

Në atë që do të ishte një blerje masive, PayPal thuhet se po eksploron blerjen e kompanisë së mediave sociale Pinterest, sipas Bloomberg.
Sipas mediumit në fjalë, PayPal me qendër në Kaliforni “kohët e fundit” i është afruar Pinterest për një blerje të mundshme.

Duke cituar një burim anonim, Bloomberg thotë se PayPal mund të paguajë rreth 70 dollarë për aksion, e cila do të vlerësonte Pinterest në rreth 40 miliardë dollarë.
Megjithatë, Pinterest deri më tani nuk ka pranuar të komentojë mbi raportin ndërkohë që as PayPal nuk iu ishte përgjigjur kërkesave për koment.

Çmimi i përfolur i blerjes do të ishte në përputhje me “nivelin maksimal” të tregut të Pinterest prej 40 miliardë dollarë.
Nga ana e saj, PayPal ka një kapital tregu prej 308 miliardë dollarësh.
Muajin e kaluar, PayPal njoftoi një blerje të Paidy, një platformë shërbimi japoneze “blej tani, paguaj më vonë”, për afërsisht 2.7 miliardë dollarë (300 miliardë jen).